Të paktën tetë fëmijë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombe në provincën e Faryab të Afganistanit.
Policia në qarkun Shirin Tagab kanë fajësuar talibanët për vendosjen e një mine në zonë, që ra nën kontrollin e grupit javën e shkuar, transmeton portali arbresh.info.
Fëmijët ishin duke luajtur në afërsi të një stacioni policor kur ndodhi shpërthimi, thonë dëshmitarët.
Ata thuhet se ishin të moshës mes gjashtë dhe 12 vjeçe.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin./Arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës