Djaloshi 14-vjeçar nga qyteti i Swindon, Angli, do të kalojë Krishtlindjet pas hekurave, pasi ka terrorizuar një qendër tregtare dhe një qendër komunitare si dhe vazhdimisht ka injoruar urdhrat e gjykatës, që përpiqen të kontrollojnë dhe ndryshojnë sjelljen e tij.
Nuk do ta besonit kurrë se një 14-vjeçar me tipare si engjëll dhe sy blu do të terrorizonte një staf të tërë punonjësish në lokalin “Burger King”.
Pasi është paraqitur, jo për herë të parë para gjykatës lokale, Kenton Knight është dënuar të kalojë Krishtlindjet pas hekurave si dhe foto të djaloshit janë vendosur nëpër rrugët e qytetit, në mënyrë që njerëzit në Swindon të bëjnë kujdes dhe të ruhen nga ai.
“Sjellje e pamëshirshme nga ana e Knight në komunitetin tonë, për një kohë relativisht të gjatë ka shkaktuar alarm dhe shqetësim për shumë viktima, të rinj dhe të moshuar”, ka thënë policia, pas marrjes së vendimit, duke shtuar se ishte një dënim që pritej.
“Shpresojmë se koha që Knight do të kalojë në burg, në një farë mënyre do të ndryshojë sjelljen e tij ofenduese kur ai të rikthehet sërish në komunitet.”/tch/

Deklaratat e ish-krerëve të UÇK-së pas orës 13:00
Rruga drejt Malit të Zi mbyllet për kamionë, qarkullimi për ...
Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe ish-udhëheq...
Ambasada e Kosovës në Japoni organizoi pritje për Ditën e Pa...
Real Madridi po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh ...
Presidenti i Finlandës uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë