Me numrin e sulmeve terroriste gjithnjë e më të shpeshtuara, terrorizmi global shënon rritje për 25% në çdo vit.
Në një të tretën e sulmeve terroriste përgjegjës janë militantët e Shtetit Islamik, ndërsa vetëm në vitin e kaluar kanë humbur jetën rreth 24,202 persona, transmeton arbresh.info.
Në vitin 2015 janë kryer 18,987 sulme terroriste në mbarë botën , ndërsa Shteti Islamik ishte përgjegjës për 18% të të gjitha sulmeve.
Hulumtimet tregojnë se gjatë dy viteve të kaluara, grupi terrorist ka qenë më efektiv në vrasjen e armiqëve të përbetuar, ndërsa theksohet se 4,236 sulme kanë rezultuar me vdekjen e 10,807 civilëve.
Shifrat e fundit tregojnë se vrasjet e ISIS-it në Lindjen e Mesme janë në rritje. Sipas kompanisë hulumtuese HIS Markit me bazë në Londër, rritje e terrorizmit është shqetësuese.
Statistikat e vitet të kaluar tregojnë se Siria dhe Iraku mbajnë 45% të sulmeve në mbarë botën, ku vetëm në Siri janë kryer 7,497 sulme, ndërsa në Irak 3,350.
Analisti, Otso Iho ka theksuar se në Azinë Juglindore ka gjasa që Shteti Islamik të shpallë ndonjë krahinë në vitin 2017./Arbresh.info
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...