Njëri nga terroristët e dyshuar, A.A, për të cilin po interesohet shërbimi informativ francez është regjistruar në Preshevë më 7 tetor të këtij viti.
Shërbimi informativ francez ka njoftuar se terroristi, i cili është regjistruar në Preshevë ka pasur pasaportë siriane fallco.
Siç transmeton “Sputnik”, pasaporta e rreme është bërë në Turqi dhe më pas është shfrytëzuar për rrugën drejt Evropës, transmeton Republika.info.
Në anën tjetër, sipas autoriteteve serbe, sulmuesi formalisht ka kërkuar azil në Serbi.
“Të dhënat e tij përputhen me personin që më 3 tetor është identifikuar në Greqi. Për këtë person nuk kishte fletarrest nga Interpoli”, thuhet në njoftimin e MPB-së serbe.
Po ashtu, për terroristin e Parisit thuhet se është regjistruar si refugjatë më 8 tetor në qendrën e pranimit të migrantëve në Opatovac të Kroacisë.
Sa shumë mund, sakrifica, pengesa e vështirësi për të ardhur...
Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten
Zbulohet lokali me lojëra fati në Shkodër, një i arrestuar d...
Raportohet për vrasjen e shefit të marinës iraniane, që qënd...
Abdixhiku kërkon hetim për faturimin e rrymës: Kur shteti dë...
Naim Murseli: Në morg për ta parë trupin e Liridonës shkova ...