Një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur një zonë të Turqisë perëndimore pranë qytetit të Duzqe, rreth 210 kilometra në lindje të qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit.
Lëkundjet ishin mjaft të forta për t’u ndjerë në Stamboll dhe kryeqytetin Ankara. Të paktën 46 persona pësuan lëndime trupore, shkruan BBC.
Përllogaritjet e thellësisë së tërmetit variojnë nga 2 deri në 10 kilometra.
Ka raportime për ndërprerje të energjisë elektrike në rajon, si dhe për disa banorë që hidhen nga ballkonet.
Një tjetër tërmet 4.7 u raportua rreth 20 minuta pas të parit.
Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, tha se nuk kishte asnjë informacion për humbje jete.
Por më vonë agjencia turke e fatkeqësive tha se 37 ishin lënduar në Duzce, një në Stamboll, gjashtë në Zonguldak dhe një në Sakarya në bregun e Detit të Zi dhe një në Bolu, në juglindje./arbresh.info/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...