Një tërmet me fuqi prej 5.5 ballë ka goditur shtetin e Perusë në Amerikën Jugore.
Qendra për sizmologji njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar në thellësi prej 93 kilometrave. Tërmeti u regjistrua 28 kilometra në juglindje të qytetit Arequipa, në jug të vendit.
Pas tërmetit nuk është lëshuar paralajmërim për cunami ndërsa nuk ka as informacione për viktima eventuale apo dëme materiale.
Peruja, një nga vendet me lëvizjet më të larta sizmike në botë, ndodhet në zonën sizmike të Paqësorit, e njohur gjithashtu si “Unaza e Zjarrit e Paqësorit”.
Një tërmet me fuqi prej 7.9 ballë që goditi Perunë në gusht të vitit 2007 shkaktoi vdekjen e 595 personave.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...