Një tërmet me fuqi prej 6.6 ballë sipas Rihterit ka goditur sot herët në mëngjes Porto Ricon, një ditë pasi një tjetër tërmet goditi territorin e SHBA-ve dhe shkaktoi dëme të mëdha në disa zona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti gjeologjik amerikan thekson se epiqendra e tërmetit është regjistruar në jug të ishullit në thellësi prej 10 kilometrave.
Tani për tani nuk ka rrezik për cunami, nuk ka raportime për viktima ose dëme materiale.
Një tërmet me fuqi prej 5.8 ballë sipas Riherit goditi të hënën në mëngjes qytetin bregdetar Guanica, në jugperëndim të vendit, ku u shkatërruan pesë shtëpi, ndërsa u dëmtuan dhjetëra të tjera.
Tërmeti shkaktoi edhe rrëshqitje të vogla dhe ndërprerje në furnizimin me rrymë.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...