Të paktën 20 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet goditi provincën Balochistan të Pakistanit herët të enjten.
Autoritetet kanë theksuar se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më shumë, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë.
Shërbimi Gjeologjik Amerikan tha se ishte një tërmet me magnitudë 5.9 që goditi në një thellësi të cekët prej 9 km. Tërmetet e cekëta mund të shkaktojnë më shumë dëme.
Operacionet e shpëtimit janë ende në process.
Zyrtarët lokalë thanë për BBC se të paktën 150 persona janë plagosur dhe disa prej tyre janë në gjendje kritike.
Më shumë se 100 shtëpi me baltë janë shembur dhe një numër i madh ndërtesash janë dëmtuar, duke lënë qindra njerëz të pastrehë.
Pjesa më e madhe e dëmit duket se ka prekur rrethin Harnai, thanë zyrtarët.
Harnai, e cila ndodhet në lindje të Quetta, ka një numër të madh minierash qymyri të cilat mund të shemben gjatë tërmeteve./arbresh.info/



https://twitter.com/MalikAliiRaza/status/1445954670032195584?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1445954670032195584%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-asia-58824624
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar