Të paktën 22 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën pas një tërmeti me magnitudë 6.4 që goditi Nepalin perëndimor të premten, i cili u ndje deri në Nju Delhi të Indisë.
Të paktën 20 persona u dërguan me urgjencë në spital me lëndime, tha zyrtari i qarkut të Jajarkot, Suresh Sunar, për Reuters.
Qendra Kombëtare Sizmologjike e Nepalit tha se tërmeti ndodhi në orën 23:47 me orën lokale në rrethin Jajarkot të provincës Karnali.
Jajarkot është rreth 500 kilometra në perëndim të kryeqytetit Katmandu. Pamjet e mediave lokale treguan fasadat e shkatërruara të shtëpive shumëkatëshe me tulla.
Lëkundjet u ndjenë në rrethet fqinje dhe deri në Katmandu, thanë banorët. “Shtëpitë janë shembur.
Njerëzit dolën me nxitim nga shtëpitë e tyre. Unë jam jashtë në turmën e banorëve të tmerruar. Ne po përpiqemi të gjejmë detaje të dëmeve,” i tha Reuters me telefon zyrtari i policisë Santosh Rokka./abcnews.al
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor