Një tërmet me magnitudë 6,2 goditi bregun perëndimor të Zelandës së Re.
Nuk është lëshuar paralajmërim për cunami, dhe gjithashtu nuk ka informacione për dëme.
Instituti Amerikan i Gjeologjisë njoftoi se tërmeti ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit, sipas orës lokale.
Epiqendra ishte 300 kilometra në jugperëndim të qytetit Invercargill, dhe thellësia e fokusit ishte e cekët – 10 kilometra nën nivelin e detit.
Zelanda e Re ka rreth pesë milionë banorë dhe ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit – një zonë aktive sizmike e përbërë nga vullkane që rrethojnë Oqeanin Paqësor. Aty ndodhin shumica e tërmeteve në botë.
Një tërmet me magnitudë 6,0-6,9 konsiderohet i fortë. Mund të shkaktojë dëmtime edhe në ndërtesa të mirë përgatitura. Çdo vit ndodhin 100 deri në 150 tërmete të tillë në botë. /Telegrafi/
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave