Një operacion në aksin Kapshticë-Kostur nga policia greke, ka përfunduar me arrestimin e një shqiptari të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.
Në një moment policia është përpjekur të ndalojë automjetin, por ai nuk është bindur dhe është larguar me shpejtësi drejt kufirit të gjelbër.
Policia ka mundur që ti pikasë sërish në Botaniko, Kostur por ata janë larguar në këmbë në pyll.
Është mundur të arrestohet vetëm shqiptari 47-vjeçar, emri i te cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa pranë mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta me 8 pako qe përmbanin 54 kg 463 gram marijuanë.
Policia thotë se po vijon kërkimet për kapjen e të dyshuarit tjetër, i cili rezulton te jete drejtuesi i mjetit, shqiptar 37-vjeçar. /albeu.com/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës