4 persona u shpëtuan nga policia italiane pasi ngecën nën tokë ndërsa po gërmonin një tunel në “Via Innocenzo XI” në Romë. Fillimisht 3 u shpëtuan dhe u ndaluan nga karabinierët ndërsa një i katërt u gjet vetëm më vonë nga zjarrfikësit pasi u bllokua për orë të tëra në një thellësi prej rreth 5 metrash.
Hipoteza është se në këtë mënyrë donin të arrinin në një kasafortë bankare, 300 metra larg. Ishin tre të parët që u shpëtuan duke kërkuar ndihmë kur në një moment, galeria filloi të dështonte.
Policia thotë se personat e arrestuar janë me precedentë penalë. Zjarrfikësit, me ndihmën e specialistëve punuan disa orë për të nxjerrë personin e katërt të ngecur nën tokë. Gjatë operacionit të rikuperimit, ai u furnizua me oksigjen dhe iu dha ushqim./lapsi/
Pacienti largohet nga Enti Special në Shtime
Terrasi në Prishtinë, BE-ja riafirmon angazhimin ndaj Kosovë...
Zelensky përjashton mundësinë e lëshimeve territoriale
Liga e Kampionëve rikthehet me disa duele të zjarrta
Zelensky arrin në Romë, takohet fillimisht me Papën, pastaj ...
Revista Vogue prezanton Bleona Qeretin në një kopertinë magj...