Një emigrant i paligjshëm u përpoq të rrëmbente një nxënëse shkolle nga një rrugë në Swindon të Anglisë, përpara se kalimtarët të ndërhynin dhe ta ndalonin. 27-vjeçari, Abdulmawal Ibrahim nga Sudani sulmoi 17-vjeçaren ndërsa ajo po kthehej nga puna.
Kamerat e sigurisë kapën 27-vjeçarin duke iu afruar adoleshentes në rrugë dhe duke e zvarritur atë. Qytetarët që prisnin në një stacion autobusi e panë sulmin dhe nxituan të ndërhynin, duke parandaluar rrëmbimin.
Pasi iku me vrap, ai u përpoq të ndiqte një grua tjetër, por ajo arriti të arratisej. Një grua e tretë që kishte parë përpjekjen për rrëmbim e ndoqi, por kalimtarët e ndaluan përsëri. 27-vjeçari përfundimisht iku me vrap, ndërsa qytetarët e ndoqën dhe e filmuan.
Nëna e nxënëses e raportoi incidentin në polici dhe 27-vjeçari u arrestua. Ai fillimisht refuzoi të bashkëpunonte me policinë, por më vonë rrëfeu se kishte tentuar të rrëmbente 17-vjeçaren./euronews.al
Kompany: Nuk ka përfunduar asgjë ende dhe duhet të qëndrojmë...
Deputeti i VV-së i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit për deklar...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prizren
Rama ndan pamje nga punimet në mbikalimin që lidh Qendrën me...
Kurti viziton Mitrovicën e veriut
Tri super përballje në elitën e basketbollit kosovar –...