Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka hyrë tashmë në javën e dytë, ndërsa sulmet ajrore të ndërsjella vazhdojnë me intensitet. Irani ka goditur zona në Izraelin qendror dhe jugor, ndërsa Izraeli ka shënjestruar depo raketash dhe pika lëshimi raketash brenda Iranit.
Sipas raportimeve të CNN, duke cituar burime nga spitalet lokale, sulmet iraniane kanë plagosur më shumë se 90 persona në Izrael, përfshirë 33 të plagosur vetëm në sulmin ndaj Haifës. Në të njëjtën kohë, shpërthime janë dëgjuar edhe në Tel Aviv dhe Jerusalem.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftuan të shtunën se kanë nisur një valë të re sulmesh në Iran.
“Forcat Ajrore kanë filluar një seri sulmesh kundër infrastrukturës së magazinimit dhe lëshimit të raketave në zonën qendrore të Iranit,” thuhet në deklaratën e IDF.
Agjencia iraniane e lajmeve, Fars, raportoi se një objekt bërthamor në Isfahan u godit nga Izraeli, por pa shkaktuar rrjedhje të materialeve të rrezikshme.
Në orët e para të mëngjesit janë dëgjuar shpërthime në Isfahan, duke rritur tensionet në rajon.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...