Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Interfax njoftoi se përpjekja e ripërtërirë diplomatike vjen për shkak të rritjes së tensioneve pasi sipas zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas Moska ka dislokuar dhjetëra-mijëra trupa në kufijtë e Ukrainës.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e kanë paralajmëruar Rusinë për kostot e larta të çdo ndërhyrjeje të mëtejshme në territorin ukrainas përtej rajonit Donbas të Ukrainës lindore ku aktualisht sundijnë forcat pro-ruse.
Formati i Normandisëu pagëzua kështu pasi përfaqësuesit e katër vendeve, Rusisë, Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës u takuan në Normandi të Francës për herë të parë më 6 korrik 2014, pas shpërthimit të konfliktit në Ukrainën lindore.
Kush do të marrë pjesë në bisedimet e së enjtes në Moskë?
Mikpritës i bisedimeve do të jetë Dmitry Kozak, nënkryetari i administratës presidenciale ruse. Qeveria gjermane do të dërgojë Jens Plëtner, këshilltar për politikën e jashtme të kancelarit gjerman Olaf Scholz. Plëtner do të udhëtojë për në Moskë këtë javë, tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit.
Moska ka dislokuar dhjetëra-mijëra trupa në kufijtë e Ukrainës
Hebestreit nuk pranoi të komentojë për njoftimet e një gazete në lidhje me mundësinë e takimit këtë muaj të kancelarit Scholz me Presidentin rus Vladimir Putin .
Parisi do të dërgojë Emmanuel Bonne, këshilltar i presidentit francez Emmanuel Macron. Se kush do të përfaqësojë Ukrainën nuk dihet ende./dw/
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...