Kina ka njoftuar ShBA-të se dëshiron që të gjitha palët e përfshira në Ukrainë të mbeten të qeta dhe ta shmangin rritjen e tensioneve.
I menjëhershëm ishte reagimi i ShBA-ve ku premtuan shtensionimin dhe paralajmëruan për rreziqe ekonomike dhe të sigurisë nga agresioni rus, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, dhe sekretari amerikan i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, folën përmes telefonit rreth Ukrainës në një telefonatë të zhvilluar të mërkurën.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të qëndrojnë të qeta dhe të përmbahen nga bërja e gjërave që nxisin tensione dhe që e rrisin krizën”, i tha kryediplomati kinez homologut amerikan, sipas deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Kinës.
Në anën tjetër, Departamenti i Shtetit lëshoi një deklaratë në të cilën thuhet: “Sekretari Blinken e përçoi mesazhin se shtensionimi dhe diplomacia janë rruga e përgjegjshme për të ecur përpara. ShBA-ja gjithashtu tha se pjesë e bisedës me diplomatin kinez ishin edhe rreziqet ekonomike dhe për sigurinë globale, të paraqitura nga agresioni i mëtejmë rus kundër Ukrainës.
Ministri kinez, qartazi duke iu referuar ankesave të Rusisë ndaj zgjerimit të NATO-s në lindje të Evropës, i tha Blinkenit se siguria e një vendi nuk duhet të jetë në kurriz të sigurisë së të tjerëve dhe se siguria rajonale nuk mund të garantohet përmes fuqizimit ose edhe zgjerimit të blloqeve, sipas Ministrisë së Jashtme të Kinës. /arbresh.info/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale