Shtetet e Bashkuara kanë dërguar sistemin raketor Patriot në Lindjen e Mesme në kohën kur tensionet me Iranin janë duke u përshkallëzuar.
Një luftanije, USS Arlington, me automjete amfibe dhe avionë në bord, gjithashtu do t’i bashkangjitet USS Abraham Lincoln në Gji, transmeton portali arbresh.info.

Gjithashtu edhe bombarduesit B-52 kanë arritur në një bazë në Katar, njofton Pentagoni.
SHBA thotë se këto lëvizje janë një përgjigje ndaj kërcënimit të mundshëm ndaj forcave amerikane në rajon nga Irani, pa specifikuar. Irani i ka quajtur pretendimet absurditet.
Teherani i ka përshkruar vendosjet si “luftë psikologjike” që kanë për qëllim frikësimin e vendit./Arbresh.info/
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë