Tre zjarre pyjopre kanë shkatërruar 1600 hektarë pisha dhe bimësi të ulët në lindje të Spanjës që nga e mërkura, ndërsa valët e të nxehtit kanë shtyrë temperaturat në nivele rekord, thanë zjarrfikësit rajonalë.
Qindra zjarrëfikës janë në vendngjarje duke luftuar me zjarret, ndërsa shumica e përpjekjeve janë fokusuar në Baldomar, ku zjarri ka kërcënuar 20,000 hektarë pyje dhe tokë bujqësore. Disa shtëpi të izoluara u evakuuan, si dhe një qendër për fëmijë me 54 të mitur, transmeton portal arbresh.info
A Baldomar #ArtesadeSegre lo tema està xungo #IFBaldomar pic.twitter.com/sh0P1syXpv
— Miquel Argelich (@MiquelArgelich) June 15, 2022
Nuk ka raportime për të vdekur ose të lënduar.
Pjesë të mëdha të vendit përballen me një rrezik ekstrem të zjarreve në pyje, tha agjencia shtetërore meteorologjike AEMET.
Deri më 5 qershor, zona e djegur në Spanjë ishte 34 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2021 dhe më e pakta që nga viti 2018. Megjithatë, javën e kaluar, një kombinim i motit të nxehtë, erërave dhe stuhive shkaktoi zjarre në të gjithë vendin.
Las llamas continúan avanzando en Baldomar. Así se ven desde Alòs de Balaguer ⏬ #IFBaldomar pic.twitter.com/fjte9dSfyx
— Elena Riego Fandos (@Elenariegofan2) June 15, 2022
Temperaturat e ashpra goditën Spanjën në fund të javës së kaluar, në goditjen më të hershme të nxehtësisë që nga viti 1981, me temperatura mbi 40 gradë Celsius në shumë pjesë të vendit.
Temperaturat e natës janë gjithashtu jashtëzakonisht të larta, midis 20 dhe 25 gradë Celsius./arbresh.info/
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi
Vrasësi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe dënohet me bu...
Osmani viziton familjen e Rugovës në rezidencën e tij në 20-...