Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha të enjten presidentit amerikan Joe Biden se ka vendosur të dërgojë një delegacion për të rifilluar negociatat e ngecura për lirimin e pengjeve me Hamasin, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit dhe Shtëpia e Bardhë.
Gjatë një bisede telefonike mes dy udhëheqësve, kryeministri Netanyahu përsëriti qëndrimin e tij se Izraeli do ta përfundojë luftën nëntëmujore në Gazë, vetëm kur të jenë arritur të gjitha objektivat.
Sipas kanalit televiziv izraelit Channel 12, agjencia izraelite e zbulimit Mossad do të kryesojë delegacionin izraelit në bisedime. Megjithatë për këtë nuk pati konfirmim të menjëhershëm.
Zoti Netanyahu pati në vazhdim gjatë së enjtes konsultime me ekipin e tij negociator dhe diskutoi me kabinetin e tij të sigurisë çështjen e bisedimeve për lirimin e pengjeve.
Shtëpia e Bardhë tha se dy udhëheqësit diskutuan për përgjigjen më të fundit të marrë nga Hamasi.
“Presidenti mirëpriti vendimin e kryeministrit për të autorizuar negociatorët që të angazhohen me ndërmjetësit e Shteteve të Bashkuara, Katarit dhe Egjiptit, në përpjekje për të arritur një marrëveshje”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Nuk u bë menjëherë e qartë se ku do të shkonte delegacioni izraelit për të rifilluar bisedimet. Përpjekjet e mëparshme për t’i dhënë fund konfliktit në Gazë janë ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari, ku edhe janë mbajtur bisedimet./voa/
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...
Rama nis vizitën zyrtare në Izrael, kjo është agjenda për so...
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të ...
Me urdhër të gjykatës, arrestohet një shtetas i Serbisë në M...
Gjashtë të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Mamush ...
Arrestohet një person për disa vjedhje të rënda në Gjilan