Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh

22:09 | 3 Prill 2026
Q L

Teherani ka refuzuar një propozim të Shteteve të Bashkuara për një armëpushim 48-orësh, raportojnë mediat iraniane duke cituar një burim të paidentifikuar.

Sipas këtij burimi për agjencinë gjysmë-zyrtare Fars, propozimi ishte bërë të mërkurën përmes një shteti tjetër, i cili nuk është bërë i ditur.

Nuk ka pasur ndonjë koment apo konfirmim të menjëhershëm nga Shtetet e Bashkuara./ Burimi: Reuters

Shpërndaje në rrjete sociale