Partia konservatore e kancelares gjermane Angela Merkel do të zgjedhë udhëheqësin e saj të ri të shtunën gjatë kongresit të partisë i cili do të mbahet online për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Midis tre kandidatëve për marrjen e timonit të partisë janë, biznesmeni dhe avokati Friedrich Merz, i cili vazhdon të gëzojë popullaritet të gjerë në mesin e votuesve të Unionit Demokristian (CDU), por ai ndiqet nga afër nga rivalët e tij Armin Laschet dhe Norbert Roettgen.
Sondazhi i televizionit publik ARD këtë javë ka treguar se 29 për qind e votuesve të CDU mendojnë se Merz do të ishte personi më i mirë për të udhëhequr partinë e tyre. Laschet, kryeministri i Vestfalisë Veriore, mbështetet nga 25 për qind e votuesve.
Roettgen, deputeti i CDU-së dhe eksperti i politikës së jashtme, gjithashtu ka fituar më shumë popullaritet në javët e fundit duke arritur një mbështetje prej 25 për qind të votuesve.
Delegatët do të vendosin
Kreu i ri i CDU-së do të zgjidhet të shtunën me 1.001 delegatë nga degët rajonale dhe lokale të partisë të cilët do të hedhin votën e tyre në internet.
Si masë paraprake kundër manipulimeve të mundshme nga hakerat ose organizatat e inteligjencës, delegatët gjithashtu do të dërgojnë fletët e tyre të votimit përmes shërbimit postar.
Rezultatet përfundimtare dhe zyrtare të zgjedhjeve do të shpallen deri më 22 janar.
Epoka post-Merkel
Votimi është parë gjerësisht si një moment vendimtar për Demokristianët, pasi do të përcaktonte drejtimin e partisë në epokën pas kancelares Angela Merkel.
Merkel, e cila dha dorëheqjen si udhëheqëse e partisë në vitin 2018, në mënyrë të përsëritur deklaronte se planifikon të largohet nga politika këtë vit dhe nuk do të kandidojë si kandidatja kryesore e partisë në zgjedhjet federale në shtator.
Kreu i ri i CDU-së ka të ngjarë të jetë kandidati i partisë për kancelar në zgjedhjet e ardhshme.
Figurat kryesore të partisë pritet të zhvillojnë bisedime të mëtejshme në javët e ardhshme dhe të konsultohen me Unionin Social Kristian (CSU) të partisë së tyre simotër dhe të shpallin kandidatin e bllokut për kancelar deri në prill.
Sondazhet e fundit tregojnë se blloku CDU/CSU mbetet forca më e fuqishme politike e Gjermanisë e cila sipas anketave gëzon mbështetje me 36 për qind, por se do të duhet një partner i koalicionit për të qeverisur.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...