Në qytetin Trebes të Francës Jugore janë raportuar të shtëna me armë dhe situatë e pengmarrjes, transmeton portali arbresh.info.
Sipas dëshmitarëve, një burrë pasi u zotua për besnikëri ndaj organizatës terroriste Shteti Islamik mori njerëzit pengje brenda ndërtesës.
Poashtu thuhet se janë dëgjuar të shtëna me armë. Bashkimi policor i UNSA konfirmoi se një oficer u qëllua në rajonin “Carcassone”, duke përmendur një qytet pranë Trebes, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Autoritetet lokale kanë mbyllur zonën për publikun./Arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran