Një person vdiq dhe të paktën gjashtë të tjerë u plagosën me armë zjarri në një restorant në Misisipi të premten mbrëma, ndërsa festohej festa meksikane e 5-Majit, njoftuan autoritetet policore.
Drejtori i policisë në qytetin “Ocean Springs”, Ryan LeMaire, konfirmoi përmes një njoftimi për shtyp se shtatë persona u qëlluan në restorantin “The Scratch Kitchen”.
Sipas njoftimit, të plagosurit u transportuan në spital. Nuk ka njoftime mbi gjendjen e tyre.
Policia tha se personi i vrarë ishte Chase Harmon, 19 vjeç.
Deri të shtunën paradite nuk pati të arrestuar për ngjarjen, por zoti Lemaire tha se hetimet vazhdojnë, ndërsa policia ka kërkuar ndihmën e publikut për gjetjen e autorit.
Pronari i restorantit “Scratch Kitchen” tha për gazetën “Sun Herald” se në restorant ndodheshin rreth 200 njerëz kur sulmuesi vrapoi pranë punonjësve që po bënin kontrolle sigurie në hyrje të restorantit
“Personi që qëlloi nuk ishte klient,” tha pronari Brittany Alexander.
Qyteti “Ocean Springs” ndodhet rreth 6 kilometra në lindje të qytetit Biloksi, në Misisipi./VOA/
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...