Dy persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë në një park në Los Angeles sipas departamentit të zjarrfikësve.
Të shtënat ndodhën pranë një ekspozite makinash, ku disa persona mbetën të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje kritike. Peck Park është rreth 20 milje (32 km) në jug të qendrës së Los Anxhelosit, Kaliforni, shkruan CNN transmeton arbresh.info
Të shtënat janë më të fundit që kanë goditur Shtetet e Bashkuara këtë verë, pas të shtënave masive në Highland Park , Illinois, Uvalde , Teksas dhe Buffalo , New York.
Vala e incidenteve ka nxitur sërish një debat të ashpër në SHBA dhe nevojën për legjislacion të ri për aksesin e armëve. /arbresh.info/
El Shaarawy njofton largimin nga Roma
Izraeli pretendon eliminimin e liderit të Hamasit
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...