Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia franceze pas disa të shtënave me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në Grenoble të Francës mbrëmjen e së mërkurës. Sipas shtypit vendas, një patrullë policie dëgjoi të shtëna me armë dhe të bërtitura në një rrugë.
Kur shkoi në vendngjarje, pa katër burra dhe një turmë njerëzish që vraponin të frikësuar. Në këtë moment, një nga katër personat qëlloi për herë të dytë me armë. Menjëherë forcat e policisë u vunë në ndjekje të tyre. Sapo panë autoritetet, katër të dyshuarit u larguan me makinë, ndërsa njëri prej pasagjerëve hodhi pistoletën nga dritarja.
Pas ndjekjes prej disa minutash, policia arriti të kapte dy prej tyre, ndërsa dy të tjerët u larguan në këmbë. Të arrestuarit janë dy shqiptarë 18 dhe 28 vjeç. Nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar, ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes. /tvklan.al
Begaj në Jordani: Intensifikojmë marrëdhëniet mes dy vendeve...
Hajnat futen në një shtëpi në Klinë, vjedhin para dhe stoli ...
Vjedhje e rëndë në Viti, policia po heton rastin
Një person gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë, rasti nën...
Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë
Artan Grubi kthehet në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Bl...