Të shtëna armësh u dëgjuan në një xhami në territorin spanjoll të Ceuta këtë të hënë, duke shkaktuar panik tek vendasit shkruan Dailysabah përcjell arbresh.info
Sulmi ndodhi derisa myslimanët po kryenin lutjet e mëngjesit kur një ose dy sulmuesit filluan të qëllonin në drejtim të xhamisë Muley el-Mehdi, njoftoi agjencia e lajmeve EFE bazuar nga burimet e policisë.
Policia ka filluar një hetim për incidentin ku nuk ka pasur të lënduar. Dëshmitarët okularë kanë thënë për gazetën vendase El Faro de Ceuta se sulmuesit gjuajtën drejt xhamisë dhe më pas ikën me një motor.
Rreth 40% e popullsisë vendase janë mysliman kurse xhamia është përurua në vitin 1940 si shenjë mirënjohje për trupat kolonial spanjoll nga Maroku të cilët luftuan gjatë Luftës Civile Spanjolle 1936-1939 transmeton Arbresh.info
Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të P...
Vranësira, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë
KESCO thotë se iu rritën shpenzimet, qytetarët kundërshtojnë...
Kurti aludon se më pak mjekë po ikin nga Kosova- Thotë se sf...
Shkencëtarët zbulojnë në hapësirë një molekulë që jep sinjal...
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia