Njerëzit që kanë nevojë për trajtim mjekësor janë evakuuar nga zona e rrethuar e rebelëve në Ghoutan Lindore në dalje të Damaskut.
Njëzet e pesë pacientë dhe familjarët e tyre besohet të jenë larguar përmes një pikë kontrolli qeveritar, transmeton portali arbresh.info
31 persona të tjerë janë evakuuar të martën si pjesë e marrëveshjes mes grupit rebel dhe aleatit të qeverisë Rusinë.

Më shumë se 1,100 civilë janë vrarë që kur forcat pro-qeveritare kanë intensifikuar sulmet ajrore muajin e shkuar.
Në ditët e fundit, përparimet dramatike nga ushtarët dhe militantët kanë zhvendosur mijëra civilë dhe kanë shkurtuar enklavën në tre xhepa.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB António Guterres thotë se rreth 390.000 njerëz të bllokuar atje janë “duke jetuar në një ferr në tokë”, të detyruar të strehohen nga bombardimet në bodrume të mbipopulluara ku qasja në ushqim, ujë dhe kanalizime është e kufizuar./Arbresh.info/
“Provat mbështesin veprime të fshehta gjatë luftës”, pretend...
Reuters raporton për fazën përfundimtare të gjykimit ndaj kr...
Gucati i quan skandaloze deklaratat e West: Kërkesa për 180 ...
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Rama për Kushtetuesen, paralajmëron ndërhyrje në legjislacio...
Identifikohet dhe arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dh...