Disa persona kanë humbur jetën pas një të shtënë me armë në një sallon flokësh në qytetin Uppsala.
Policia tha se ka marrë telefonata nga qytetarë që raportuan se kishin dëgjuar zhurma të forta që ngjanin me të shtëna me armë pranë Sheshit Vaksala, në qendër të qytetit.
Ngjarja ndodhi në prag të festivalit pranveror Walpurgis, i cili sjell turma të mëdha njerëzish në rrugë, shkruan theguardian.
Policia bëri të ditur se disa persona u gjetën me plagë që dyshohet se janë shkaktuar nga armë zjarri.
Oficerët kanë rrethuar një zonë të madhe dhe hetimet janë duke u zhvilluar.
Zëdhënësi i policisë, Magnus Jansson Klarin, citohet nga mediat lokale të ketë thënë se kanë marrë disa raportime për të shtëna në atë zonë.
Transmetuesi publik suedez SVT tha se ka folur me disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes, të cilët i thanë se kishin dëgjuar të shtëna. /Telegrafi/
Ndalohen dy persona për mashtrim me një pronë në Veternik
Vizita zyrtare në Prishtinë, Spiropali konfirmon mbështetjen...
Ankesa e Benficas, UEFA merr vendimin për Prestiannin
OVL-UÇK takohet me Spiropalin, kërkohet mobilizim mbarëkombë...
Përleshja mes dy kirurgëve të QKUK-së, reagon njëri prej tyr...
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshn...