Persona të armatosur hapën zjarr në një sinagogë, një kishë ortodokse dhe një stacion policie në rajonin rus të Dagestanit të dielën, duke vrarë gjashtë policë dhe duke plagosur 12 persona të tjerë, tha ministria e brendshme e rajonit.
Agjencitë ruse të lajmeve cituan zyrtarët e rajonit të Dagestanit të kenë thënë se dy persona të armatosur ishin qëlluar për vdekje gjatë këtij incidenti. Gjithashtu u raportua vrasja e një prift ortodoks.
Agjencitë raportuan se përleshjet në rrugë ndodhën në Makçakala, qyteti kryesor administrativ në Dagestan, një rajon kryesisht mysliman pranë Detit Kaspik.
Personat e armatosur sulmuan një sinagogë dhe një kishë në Derbent, qendër e një komuniteti të lashtë hebre dhe një vend i shpallur qendër e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO. Ministria e Brendshme e rajonit të Dagestanit tha se sinagoga dhe kisha ishin djegur./voa/
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C