Të paktën 44 persona janë vrarë gjatë protestave përgjatë Venezuelës që kanë nisur që nga muaji prill, raporton Sputnik.
Raportime të mëhershme kanë thënë se një numër total i njerëzve të vrarë në përleshje ishte 40, ndërsa mbi 800 janë lënduar vetëm në kryeqytet që nga përshkallëzimi i tensioneve mes autoriteteve dhe opozitës, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Observatorit Venezuelas për Konflikte Sociale (OVCS), një total prej 44 personave janë vrarë në përleshje që ndodhën në vend mes 1 prillit dhe 7 majit.
Forumi Penal i Venezuelës, një grup tjetër i të drejtave, raportoi rreth 2,000 njerëz të ndaluar gjatë protestave dhe rreth 650 prej tyre, të cilët kishin qenë ende në paraburgim.
Shteti i Amerikës Latine është goditur nga një krizë afatgjatë ekonomike dhe politike./Arbresh.info
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje