Të paktën 22 njerëz kanë vdekur në një përplasje aeroplani ushtarak në Ukrainë, ka konfirmuar ministria e brendshme e vendit.
Dy persona të tjerë janë plagosur rëndë dhe katër të tjerë janë ende të pagjetur, tha ministria në një deklaratë, transmeton portali arbresh.info.
Rrëzimi ndodhi rreth orës 20:50 me kohën lokale (19:50 CET) afër qytetit lindor të Chuhuyiv, në rajonin e Kharkiv, rreth dy kilometra larg një aeroporti ushtarak.
28 personat në bordin e avionit AN-26 ishin pilotë ushtarakë dhe kadetë të Universitetit të Forcave Ajrore Kozhedub. Ministria fillimisht kishte thënë se 24 persona ishin në aeroplan kur u rrëzua.
Njësitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe ekipet e urgjencës, u dërguan në vend me zonën e rrethuar nga policia.
Flakët që kishin përfshirë aeroplanin u shuan përfundimisht pak para orës 10 të kohës lokale.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy njoftoi në një postim në Facebook se një komision qeveritar ishte ngarkuar të hetonte “të gjitha rrethanat dhe shkaqet” e rrëzimit.
Ai e përshkroi incidentin si “një tragjedi të tmerrshme” dhe tha se do të vizitojë vendin e ngjarjes të shtunën./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit