Për muaj me radhë qeveria e Tanzanisë ka insistuar se vendi ishte pa ndonjë rast me COVID-19, kështu që nuk ka plane për vaksinimin.
Dickens Olewe i BBC ka folur me një familje që ishte duke mbajtur zi për vdekjen e një burri dhe babai, të dyshuar se kishin sëmundjen.
Dhe frika është se mes mohimit, ka shumë më tepër viktima të papranuara të këtij virusi tepër ngjitës, përcjell Telegrafi.
Një javë pasi Peter – jo emri i tij i vërtetë – mbërriti në shtëpi nga puna me një kollë të thatë dhe humbje të shijes, ai u dërgua në spital, ku vdiq brenda disa orësh.
Ai nuk ishte testuar për Covid-19.
Por më pas, sipas qeverisë së Tanzanisë, e cila nuk ka botuar të dhëna për coronavirusin për muaj me radhë, vendi është “pa Covid-19”.
Siç thuhet në shkrimin e BBC, ka pak testime dhe nuk ka plane për një program vaksinimi në vendin e Afrikës Lindore.
Kështu që është gati e pamundur të vlerësohet shkalla e vërtetë e virusit dhe vetëm një numër i vogël i njerëzve lejohen zyrtarisht të flasin për këtë çështje.
Deklaratat e fundit publike kanë lënë të kuptohet për një realitet tjetër në një kohë kur disa qytetarë, si gruaja e Peter, po qajnë në heshtje vdekjen e anëtarëve të familjes që dyshohet se kanë pasur virusin.
Disa familje të Tanzanisë kanë pasur përvoja të ngjashme, por kanë zgjedhur të mos flasin, duke pasur frikë nga ndëshkimi nga qeveria.
Ndërkohë Qeveria Britanike ka ndaluar të gjithë udhëtarët që vijnë nga Tanzania, ndërsa SHBA ka paralajmëruar qytetarët e saj që të mos shkojnë në këtë vend për shkak të coronavirusit.
“Mosmarrëveshja” për vaksinat
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...
Raportohet shpërthim në Doha, pak minuta pasi presidenti ira...