Luftëtarët Talibanë në provincën jugore Helemand të Afganistanit kanë sulmuar një pikë kontrolli dhe me armë pa zhurmë dhe granata dore duke lënë të vdekur kështu 12 policë dhe duke vjedhur armë dhe municion, kanë bërë të ditur zyrtarë të vendit.
Por sipas një zyrtari provincial, ky sulm mund të jetë sulm i kryer nga brenda sepse njëri nga rojet ende mungon, transmeton arbresh.info.
“Është duke u hetuar nëse dikush nga brenda ka njoftuar Talibanët dhe u ka hapur rrugën për të kryer këtë krim”, tha ai.
Talibanët kishin vrarë rojën me armë pa zhurmë dhe kishin sulmuar policët brenda pikës kontrolluese me granata dore, ka thënë zëvendës shefi i policisë, Haji Gulai për reporterët, duke shtuar se të gjithë policët në pikë kontroll ishin vrarë dhe armët dhe municioni ishin vjedhur.
Luftëtarët Taliban kanë nën kontroll shumicën e Helemand./Arbresh.info
Qeveria nesër mban mbledhje
KEK: Nuk ka rrezik gjatë punimeve në TC “Kosova B”
Ukraina thotë se vrau dhjetëra rusë në dy sulme në rajonin l...
Hajnat mësyjnë shtëpinë e Benjamin Pavardit, reagon shpejt K...
Hamza: Në zgjedhje po shkojmë shkaku i Kurtit, s’pati vullne...
Abdixhiku: Me Vjosa Osmanin kemi pasur dallime gjatë këtyre ...