Talibanët propozuan një armëpushim tremujtor në Afganistan, në këmbim të lirimit të 7,000 luftëtarëve të kapur, tha një zyrtar qeveritar.
Nader Nadery, negociator i Qeverisë afgane, tha se propozimi është “një kërkesë e madhe”.
Qeveria, deri më tani, nuk tregoi se si do të reagojë.
Përleshjet midis forcave qeveritare afgane dhe militantëve talibanë janë intensifikuar qëkur trupat ndërkombëtare kanë nisur tërheqjen zyrtare nga Afganistani, më 1 maj.
Talibanët kanë thënë së voni se luftëtarët e tyre kanë marrë nën kontroll 85 për qind të territorit afgan.
Kjo shifër kontestohet nga Qeveria dhe është e pamundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.
Të enjten, forcat afgane thanë se kanë rimarrë një vendkalim kufitar me Pakistanin, që ishte marrë nga talibanët.
Kryengritësit mohuan se kanë humbur kontrollin e pikës kufitare.
Nadery tha se udhëheqësit talibanë kanë kërkuar gjithashtu që emrat e tyre të hiqen nga një listë e zezë e Kombeve të Bashkuara./REL/
The Telegraph ngre alarmin: Militantët serbë po luftojnë për...
Rooney kritikon Marescan: Ka zgjedhur ‘luftën’ e gabuar
Fushë Kosovën e presin shumë projekte infrastrukturore, para...
Presidentja Osmani shkon në Mitrovicë për t’a uruar kryetari...
BBC: Personat e armatosur në Sydney kishin lidhje me ISIS-in
Vdekja misterioze e argjentinases në Fushë- Kosovë, prindëri...