Turqia u bëri thirrje udhëheqësve talebanë të Afganistanit që të anulojnë vendimin e tyre për ndalimin e shkollimit universitar për gratë, duke e quajtur vendimin “as islamik dhe as njerëzor”.
Ndalimi nga talebanët, të cilët premtuan një rregull më të butë kur u kthyen në pushtet pas dy dekadash lufte vitin e kaluar, tërhoqi reagime globale.
“Ky ndalim nuk është as islamik dhe as njerëzor”, tha ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu në një konferencë për shtyp në televizion.
“Ne nuk e shohim të drejtë. Me dëshirën e Zotit, (talebanët) do ta kthejnë këtë vendim. “Çfarë dëmi i bën njerëzimit edukimi i grave?”, tha ai.
Ndalimi i arsimit të lartë vjen më pak se tre muaj pasi mijëra vajza dhe të reja iu nënshtruan provimeve pranuese universitare në të gjithë vendin, duke aspiruar të vazhdojnë arsimin e tyre.
Universitetet janë aktualisht në pushim dimëror dhe pritet të rihapen në mars.
Shumica e vajzave adoleshente në të gjithë vendin tashmë janë ndaluar nga arsimi i mesëm, duke kufizuar ashpër edhe vijimin e universitetit.
Shtetet e Bashkuara e dënuan vendimin e talebanëve, ndërsa Britania tha se ishte një “hap i rëndë prapa”./REL
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...