Talebanët ‘mbyllën turmën e grave në bodrum’ për t’i parandaluar që të bashkohen me protestat në Kabul

13:19 | 8 Shtator 2021

Gratë afgane thonë se ishin mbyllur në bodrumin e një banke për t’i parandaluar që të merrnin pjesë në protestat në Kabul.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, protestuesit e furishëm dolën në rrugët e kryeqytetit të martën pasi udhëheqësi i rezistencës anti-talebane bëri thirrje për një “kryengritje kombëtare” kundër grupit militant një ditë më parë.

Fotografitë treguan demonstruese femra që grindeshin me luftëtarët talebanë ndërsa një grua shikonte poshtë një pushkë M-16 të drejtuar në fytyrë.

Ndërkohë, pamjet e marra nga një celular tregojnë një grua në një parking nëntokësor makinash, duke u rrotulluar për të zbuluar një turmë grash dhe disa fëmijë të mbledhur në të njëjtën hapësirë.

Dhe videoja ndërpritet me nxitim pasi zëri i një burri dëgjohet duke bërtitur.

Miraqa Popal, kreu i lajmeve në Tolo News të Afganistanit, ndau klipin në Twitter, duke shkruar se disa dëshmitarë okularë thanë se gratë u mbajtën në Bankën Azizi të Kabulit ‘për t’i parandaluar ata që të bashkoheshin me protestuesit’.

Ndryshe, të martën pati një numër protestuesish anti-talebanë në Kabul që kërkonin të drejta për gratë, punën dhe lirinë e lëvizjes.

Demonstruesit gjithashtu brohoritën parulla kundër Pakistanit, duke denoncuar ‘ndërhyrjen’ e vendit në punët e brendshme afgane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara