Një marrëveshje mes talebanëve dhe SHBA-së do të nënshkruhet në fund të muajit shkurt, deklaroi sot zëdhënësi politik i milicisë ekstremiste me qendër në Katar, Suhail Shaheen.
Për më shumë se një vit përfaqësuesit amerikanë dhe talebanë kanë mbajtur bisedime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje politike për luftën në Afganistan.
“Sipas marrëveshjes, të gjithë trupat e huaj do të largohen nga Afganistani. Nuk do të lejojmë askënd të përdorë tokën e Afganistanit kundër një vendi tjetër”, njoftoi Shaheen përmes shërbimit të mesazheve “WhatsApp”.
Shaheen shtoi se rreth 5 000 të burgosur talebanë do të lirohen pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe para fillimit të negociatave brenda vendit./atsh/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...