Ministria e Brendshme gjermane është shprehur e hapur ndaj idesë që në vend të zhvillohet një debat mbi vendosjen e tatimit mbi xhamitë.
Javën e ardhshme në Berlin rimblidhet për herë të parë pas disa vitesh Konferenca Gjermane e Islamit, dhe përpara këtij eventi, sekretari i Shtetit për Vendlindjen ne Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanise, Markus Kerber, pohoi per gazetën “Bild” se qëllimi i konferencës është vendosja e piketave për tre vitet e ardhshme.
Në mesin e temave në diskutim, do të jetë dhe reduktimi i influencave të huaja tek shoqatat e xhamive. Kerber u tregua i hapur që të ketë dhe një debat të vendosjes së tatimit për xhamitë.
I gjithë qëllimi sipas tij është që xhamitë në Gjermani të mos jenë të varura nga ndihmat financiare nga jashtë. Por nëse një komunitet e sheh futjen e tatimit për xhaminë si zgjidhje për anëtarët e tij, këtë duhet të vendosë vetë.
Qëllimi i Konferencës së Islamit në Gjermani, të krijuar në vitin 2006, është sipas DW, të nxisë e mbështesë dialogun mes shtetit gjerman dhe myslimaneve, përmirësimin e jetës së myslimanëve në vend, dhe ushtrimin e fesë ne harmoni me rendin kushtetues gjerman./tch/
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata