Takimi historik, takohen gruaja e Kim Jong-un dhe gruaja e Presidenti Moon

20:35 | 27 Prill 2018

Mes bisedimeve të rëndësishme për paqe, gruaja e liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un dhe gruaja e Presidentit Koreano Jugor Moon Jae-in janë takuar sot për të herë të parë.

Ri Sol-ju, gruaja e Kim Jong-un ka kaluar kufirin dhe është takuar me Zonjën e Parë të Koresë Jugore në zonën e demilitarizuar, transmeton portali arbresh.info

Para darkës, të dy zonjat kanë biseduar shkurtimisht, duke shënuar kështu takimin e parë mes dy zonjave të para.

Të dy gratë janë parë shumë të lumtura në prani të njëra-tjerët, ndërsa ka befasuar edhe qëndrimi i Kim Jong-un, i cili është parë shumë “i lumtur” gjatë takimit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara