Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në takimin e tij me homologun amerikan Donald Trump në margjina të Samitit G20 në Japoni, ka riafirmuar vendosmërinë e Turqisë për të zbatuar nevojat për garantimin e sigurisë kombëtare dhe ka shprehur shqetësime mbi përpjekjet që mund të dëmtojnë partneritetin strategjik, tha Presidenca e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim lidhur me detajet e takimit, presidenca turke theksoi se dy liderët kanë biseduar mbi marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet e fundit në Siri dhe çështjet rajonale.
“Dy liderët kanë rikonfirmuar synimin e caktuar më herët për arritjen e një vëllimi tregtar prej 75 miliardë dollarësh, duke i vlerësuar hapat e ardhshëm”, thuhet në njoftim.
“Presidenti ynë riafirmoi vendosmërinë e Turqisë për të zbatuar nevojat për garantimin e sigurisë kombëtare dhe shprehu shqetësime mbi përpjekjet që mund të dëmtojnë partneritetin strategjik”, theksohet më tej.
Ndërkaq, sipas presidencës, Trump ka fajësuar qeveritë e mëparshme amerikane për refuzimin ndaj Turqisë për blerjen e sistemeve të mbrojtjes raketore, duke shprehur dëshirë për zgjidhjen e çështjes pa dëmtuar marrëdhëniet dypalëshe.
Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë e...
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...