Kina mbajti të martën një takim tripalësh të nivelit të lartë me Korenë e Jugut dhe Japoninë, që kishte si objektiv shfaqjen e një fronti të bashkuar për t’i bërë ballë qëndrimeve agresive të Koresë së Veriut.
Kryeministri Li Kequiang priti Presidentin koreano-jugor Moon Jae-in dhe kryeministrin japonez, Shinzo Abe në qytetin jugperëndimor Chengdu, dy ditë para të ashtuquajturës “dhuratë për Krishtlindje nga udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong Un. Kim po kërkon lëshime të tjera nga Shtetet e Bashkuara deri në fund të vitit në këmbim të rifillimit të negociatave të bllokuara, që synojnë bindjen e Koresë së Veriut për të hequr dorë nga programi bërthamor.
Në komentet e tij hapëse, presidenti Moon tha se shtimi i tensioneve “nuk është as në të mirë të vendeve tona, as të Koresë së Veriut”.
Takimi tripalësh, u mbajt gjithashtu në klimën e një mosmarrëveshjeje në rritje mes Seulit dhe Tokios, lidhur me disa vendime gjyqësore në Korenë e Jugut, përmes së cilave urdhërohen kompanitë japoneze që të kompensojnë koreanët që ishin detyruar të punonin në komplekse japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Jasir Asani është larguar nga Irani pas ngjarjeve të fundit:...
Kancelari gjerman pritet të takohet me Trumpin
Si e arsyetoi Gjykata vendimin që tre të dyshuarit që u kapë...
Forcimi i ligjshmërisë së komunave, Krasniqi nënshkruan rreg...
Kosova dhe Luksemburgu drejt thellimit të bashkëpunimit në m...
Slogane nacionaliste vendosen në objektin e Ambasadës së Kos...