Tajvani do të zhvillojë stërvitje ushtarake me zjarr të vërtetë këtë javë duke simuluar mbrojtjen e ishullit kundër një pushtimi kinez, thanë zyrtarët të hënën, ndërsa Pekini kryen stërvitje të reja rreth fqinjit të tij.
Ishulli i vetëqeverisur dhe demokratik jeton nën kërcënimin e vazhdueshëm të pushtimit nga Kina, e cila e sheh atë si pjesë të territorit kinez që do të rimarrë një ditë, me forcë nëse është e nevojshme, transmeton arbresh.info.
Forcat e ishullit do të zhvillojnë stërvitje kundër zbarkimit në qarkun më jugor të Pingtung të martën dhe të enjten, tha ushtria tajvaneze.
“Ne do të praktikojmë kundër-lëvizje kundër sulmeve të simuluara të armikut në Tajvan,” i tha AFP Lou Woei-jye, zëdhënës i Korpusit të Tetë të Ushtrisë.
Ato do të përfshijnë vendosjen e qindra trupave dhe rreth 40 armë obusi, tha ushtria./arbresh.info/
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci