Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka uruar 248 vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
248 vite më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën pavarësinë e tyre duke vendosur themelet e forta të lirisë e demokracisë që shërbejnë si vlera përparimtare për të gjithë popujt që aspirojnë ato.
Ministri ka shkruar se në këtë datë, e urojmë popullin amerikan dhe institucionet e ShBA-ve, miqtë e partnerët e Republikës sonë!
Statusi i plotë:
248 vite më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën pavarësinë e tyre duke vendosur themelet e forta të lirisë e demokracisë që shërbejnë si vlera përparimtare për të gjithë popujt që aspirojnë ato.
Liritë dhe të drejtat e njeriut, demokracia e shëndoshë, barazia e drejtësia që synon deklarata e shpalljes së pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të jenë themelet e përpjekjeve të përditshme të popujve që duan jetë e zhvillim të qetë e në paqe. Këto vlera duhet dhe do të triumfojnë përballë agresioneve e rreziqeve me të cilat po përballet bota e njerëzimi.
Festojmë sot si aleatë të përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shprehur mirënjohjen jo vetëm për përkrahjen e vazhdueshme por edhe shembullin që vazhdojnë të japin tash e 248 vite.
Në këtë datë të shënuar, urojmë popullin amerikan dhe institucionet e ShBA-ve, miqtë e partnerët e Republikës sonë!
Urime 4 korrikun!
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...