Gjykata Supreme e Spanjës ka thirrur udhëheqësin katalunas Carles Puigdemont dhe 13 anëtarët e qeverisë së shkarkuar që ta paraqiten para gjykatës këtë javë.
Gjithashtu u dha atyre tri ditë për të paguar një depozitë prej 6.2 milionë euro për të mbuluar detyrimet potenciale, transmeton portali arbresh.info
Thirrjet vijnë pasi kryeprokurori i Spanjës të hënën tha se ai do të ngrinte akuza duke përfshirë rebelimin.
Puigdemont është në Belgjikë me disa ish ministra. Ai më parë tha se nuk ishte atje për të kërkuar azil.
LEXO EDHE: Udhëheqësi i rrëzuar katalanas nuk kërkon azil politik
Carles Puigdemont shkaktoi një krizë në Spanjë duke mbajtur një referendum të pavarësisë në fillim të tetorit në rajonin gjysmë autonom, pavarësisht kundërshtimit të Madridit dhe Gjykatës Kushtetuese duke e shpallur votimin e paligjshëm.
Qeveria qendrore e Spanjës tani ka marrë kontrollin e drejtpërdrejtë të Katalonisë.
Puigdemont u paraqit në Bruksel të hënën pasi Prokurori i Përgjithshëm i Spanjës, José Manuel Maza bëri thirrje që udhëheqësit katalanas të përballen me akuzat për rebelim, kryengritje dhe keqpërdorim të fondeve publike./arbresh.info/
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...
Rama uron Pashkët Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju ur...