Djathtistit Richard Spencer thuhet t’i jetë ndaluar hyrja në 26 shtete evropiane për pesë vite.
Lideri i së djathtës ekstreme, është ndaluar të shkojë në këto vende për shkak të pikëpamjeve të tij, transmeton portali arbresh.info
Agjencia shtetërore e lajmeve PAP e Polonisë tha se autoritetet polake ia kishin ndaluar hyrjen Spencer, i cili u bë i famshëm pasi u grushtua në një protestë anti-Trump.
Por vetë Spencer tha se ende nuk kishte marrë konfirmimin e qeverisë për ndalimin e tij të supozuar dhe do të përpiqej ta sfidonte atë.
“Unë jam duke u trajtuar si një kriminel nga qeveria polake. Është thjesht çmenduri. Unë nuk kam bërë asgjë. Për çfarë po më akuzojnë? “I tha supremacisti i bardhë Associated Press.
39-vjeçari, dëshironte të vizitonte Poloninë për përvjetorin e Ditës së Pavarësisë, por hoqi dorë pasi që qeveria polake tha se nuk ishte i mirëpritur./Arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës