Fuqitë botërore kanë treguar muskujt e tyre në parada masive për të shfaqur forcën e tyre ushtarake.
Kina paraqiti një shfaqje të zjarrtë të forcës ushtarake në një paradë për të festuar përvjetorin e 90-të të Ushtrisë Çlirimtare Popullor të mbikëqyrur nga presidenti Xi Jinping, transmeton portali arbresh.info.

Trupat, raketa bërthamore dhe avionë të rinj, të gjithë të paraqitur në paradën në bazën e trajnimit Zhurihe në rajonin e largët të Mongolisë.
Xi, ik veshur me uniformë ushtarake, u tha trupave se ‘bota nuk është e sigurt në këtë moment’ duke shtuar se ‘një ushtri e fortë nevojitet tani më shumë se kurrë’.

Në një vend tjetër Rusia, në krye me presidentin Vladimir Putin ka shfaqur superfuqinë e tyre të marinës.

Në përgjigje të kësaj Gjeorgjia bashkë me SHBA-të kanë nisur stërvitjet më të mëdha ushtarake të përbashkëta. Në këtë trajnim po marrin pjesë edhe Armenia, Gjermania, Sllovenia, Turqia, Ukraina e Britania e Madhe./Arbresh.info

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...