Mbretëria e Bashkuar po përballet me kërcënimin e saj më të madh të sigurisë që nga fundi i Luftës së Ftohtë për shkak të marrëveshjeve të fshehta të shteteve autoritare, sipas Rishi Sunak.
Sipas Kryeministri britanik, vendi i tij është në një udhëkryq dhe duhet të zgjedhë mënyrën më të mirë për të organizuar mbrojtjen e tij përballë ndryshimeve në çdo aspekt për shkak të sfidave që paraqesin vende si Kina, Rusia, Koreja e Veriut dhe Irani.
Sipas tij, qeveria dhe Partia Konservatore janë ata që mund ta ofrojnë atë siguri. Gjatë deklaratës, ai pritet të njoftojë rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes kombëtare në 2.5% të PBB-së, duke e krahasuar atë me refuzimin e laburistëve për t’u angazhuar për një masë të tillë.
“Më shumë gjëra do të ndryshojnë në pesë vitet e ardhshme sesa kanë ndryshuar në 30 vitet e fundit.
Jam i bindur se vitet e ardhshme do të jenë ndër më të rrezikshmet, por edhe ndër më transformueset që vendi ynë do të njohë ndonjëherë,” sipas Sunak.
Ai pritet të përmendë në mënyrë të veçantë disa nga sfidat me të cilat përballet Britania e Madhe dhe Perëndimi, përkatësisht lufta në Ukrainë, rritja e emigracionit global, përpjekjet për të “minuar vlerat tona të përbashkëta” dhe keqpërdorimi i potencialit të inteligjencës artificiale./abcnews.al/
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për reforma ...
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...