Policia e armatosur hapi zjarr mbi një sulmues me thikë, i cili papritmas filloi duke therur në mënyrë të rastësishme njerëz në qendër të Turku.
Ky është momenti i tmerrshëm që njerëzit ikin të terrorizuar pasi një njeri shkon në një rrugë në Finlandë duke bërtitur “Allahu Akbar”, transmeton portali arbresh.info.

Një video e xhiruar nga një ndërtesë në Turku tregon disa njerëz duke vrapuar në rrugë, ndërsa personi që po xhiron bërtet “keni kujdes”.
Një njeri shihet duke vrapuar në rrugë me një objekt të gjatë, gjersa në sfond dëgjohet Allahu Ekber.
Pamjet janë marrë në sulmin e sotëm në qytetin finlandez të Turku, ku një person filloi të ther njerëzit në rrugë./Arbresh.info

Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK