Një oficer policie është therur me thikë në kufirin spanjoll.
Oficeri është sulmuar nga një person që bërtiste “Allahu Ekber”, citon AFP burime policie, transmeton portali arbresh.info.
Incidenti ndodhi në kufirin mes enklavës spanjolle veri-afrikane të Melillas dhe Marokut.
Policia tha që sulmuesi u sul një grup oficerësh që kontrollonin zonën kufitare midis Melilla dhe qytetit maroken të Beni Ansar.
Efektivi i policisë është lënduar lehtë në dorë.
Policia ka arrestuar një të dyshuar, një maroken, pas incidentit.
Melilla, së bashku me Ceuta, një enklavë spanjolle në Afrikën e Veriut, janë objektiva popullore për emigrantët që përpiqen të arrijnë në Evropë.
Përpjekjet bëhen rregullisht për të shkelur gardhet kufitare dhe më pas kërkojnë azil në Bashkimin Evropian./Arbresh.info
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...