Persona të armatosur kanë sulmuar shtëpinë e një anëtari të parlamentit afgan në Kabul, duke lënë të vdekur pesë persona.
Një zyrtar i policisë ka deklaruar se tre persona të armatosur kanë sulmuar shtëpinë e Mir Wali, anëtar i parlamentit nga krahina jugore Helmand dhe ka shtuar se janë vrarë tre roje të sigurimit dhe dy anëtarë të familjes, transmeton arbresh.info
Incidenti ka vënë në dukje gjendjen e brishtë të sigurisë në Kabul, i cili është goditur nga sulme të përsëritura kamikazësh dhe nga persona të armatosur.
Helmand është një nga fortesat e talebanëve dhe burim i opiumit./Arbresh.info
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...